“Alarm” për mbrojtësin te Skënderbeu, vendoset sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 12:38

“Alarm” për mbrojtësin te Skënderbeu, vendoset sot

Mbrojtësi Kristi Vangjeli ka ndier shqetësime në fundin e stërvitjes së djeshme, duke alarmuar jo pak stafin teknik, që normalisht i ka bërë planet me korçarin nga minuta e parë. Kur po afrohej fundi i seancës, mësohet se Vangjeli ka ndier dhimbje në kavilje dhe menjëherë është konsultuar me stafin mjekësor.

vangjeli

Për të mos rrezikuar, nuk e ka vazhduar stërvitjen. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit tregojnë se nuk bëhet fjalë për diçka shqetësuese, mirëpo çdo gjë do të mësohet në seancën e sotme, që është e fundit për Skënderbeun në prag të transfertës me Flamurtarin. E sigurt për momentin është mungesa e mbrojtësit të majtë, Fidan Aliti, i cili mori të kuq ndaj Laçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"