Alarm për bombë në stadiumin e River Plejtit, policia evakuon zonën dhe zbulon se ishte një…tallje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 18:10

Alarm për bombë në stadiumin e River Plejtit, policia evakuon zonën dhe zbulon se ishte një…tallje

Momente paniku ka pasur ditën e sotme në Buenos Aires, ose më saktë në stadiumin e skuadrës argjentinase River Plejt.d6ap8bkxasfebziwavan

Policia argjentinase kishte marrë një telefonatë ku thuhej: “Kam vënë një bombë në stadium”. Pikërisht kjo ka vënë në lëvizje policinë, e cila evakuoi menjëherë zonën, duke bërë kontrolle të imtësishme.

Pas shumë kontrolleve policia nuk gjeti asnjë bombë, por zbuloi të vërtetën. Kjo telefonatë ishte bërë nga një student, i cili kishte një provim në shkollë dhe dëshironte që ta shtynte atë pasi ishte i papërgatitur.MONUMENTAL

Si përfundim djali ia arriti qëllimit që provimi të shtyhej, dhe pasi u zbulua e vërteta u rikthye edhe qetësia te njerëzit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"