Alarm në Kosovë, lojtari i Dritës së Gjilanit del pozitiv me koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 17:37

Alarm në Kosovë, lojtari i Dritës së Gjilanit del pozitiv me koronavirus

Alarm te Drita e Gjilanit, në një moment kur klubi priste që t’i bashkëngjiteshin të gjithë lojtarët, që ishin jashtë Kosovës. Klubi ka marrë një lajm aspak të mirë ditën e sotme, teksa njëri ka lojtarët e kësaj skuadre ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

DRITA

Kjo është njoftuar nga vetë klubi i Dritës, te cilët nuk e kanë publikuar emrin e lojtarit, pasi me ligj ruhet anonimati. Tashmë të gjithë në këtë klub janë në ankth, në një kohë kur po përgatiteshin për rinisjen e kampionatit, i cili është pezulluar pikërisht për shkak të pandemisë.

Drita nëpërmjet një deklarate publike kanë kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që shkon në aktivitete sepse në të kundërt mund të rrezikohet shëndeti i të gjithëve në  komunitetin e futbollit.

GHFH

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"