Alarm në kombëtaret italiane: Tani po punojmë për shqiptarët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2016 | 15:52

Alarm në kombëtaret italiane: Tani po punojmë për shqiptarët!

Ndeshja e djeshme mes U-17 të Italisë dhe Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të futbollit, të cilët i kanë kushtuar rëndësi faktit se në radhët e kuqezinjve kishte shumë lojtarë të cilët janë të rritur dhe aktivizohen në akademitë italiane.

kombetarja shqiptare u-17

Në takimin e djeshëm, në radhët e Shqipërisë luajtën portieri Sinani (Novara), mbrojtësit Doda (Sampdoria), Kumbulla (Verona), Pjetri (Udineze) dhe Kalaj (Roma), mesfushori Lakti (Fiorentina) dhe sulmuesi Kraja (Atalanta).

“Duke parë ndeshje të veçanta, pyes veten nëse ne po punojmë për vete apo për ata”, ishin fjalët e përgjegjësit të kombëtares U-17 të Italisë, Xhianfranko Serioli, duke lënë të kuptohet se akademitë kryesore italiane janë mbushur me talente shqiptare të cilat nuk ngurrojnë të zgjedhin fanellën kuqezi.

Sigurisht, ka edhe prej atyre që zgjedhin Italinë, siç ndodhi me Alesandro Ahmetajn dhe Rilind Nivokazin, të cilët luajtën disa minuta në sfidën e djeshme duke mbajtur veshur fanellën e kaltër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"