Alarm në Kombëtare, trajneri Reja pritet të vuajë mungesën e 3 mesfushorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 23:42

Alarm në Kombëtare, trajneri Reja pritet të vuajë mungesën e 3 mesfushorëve

Shqipëria kërkon ven din e parë në Ligën e Kombeve, por për trajnerin Reja, disavantazh nuk janë vetëm rezultatet e deritanishme në grup. Si për ta bërë edhe më tepër “malore” në dy ndeshjet e fundit, Kombëtarja ka mësuar dje një lajm të keq.

kombetarja-shqiperia2-400x220

Keidi Bare, një nga shtyllat e mesit të fushës, nuk do të jetë në grumbullimin e nëntorit. Jo vetëm kaq, por alarmi shtohet duke ditur që në këto ndeshje rrezik i madh për mungesë, janë edhe Klaus Gjasula dhe Behar Ramadani, të dy për shkak të rregullave shtrënguese prej “COVID-19”.

Për shkak të masave të rritura ndjeshëm në shumë vende të Europës, Shqipëria mund të vuajë në këtë grumbullim edhe mungesën e dy mesfushorëve të tjerë.

Klaus Gjasula

Zona në Gjermani ku ndodhet Klaus Gjasula ka masa të tilla shtrënguese për karantinën të cilat e bëjnë të vështirë dhe thuajse të pamundur ardhjen e tij në Shqipëri. Gjithashtu, edhe në Danimarkë për Ylber Ramadanin, mund të jetë e njëjta situatë. Ndaj, trajneri Reja do të duhet të bëjë llogaritë me shumë kujdes dhe pa lojtarët më të rëndësishëm të këtij reparti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"