Alarm me dëmtimet, dy titullarët mbajnë peng formacionin e Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 10:09

Alarm me dëmtimet, dy titullarët mbajnë peng formacionin e Duros

Trajneri Shpëtim Duro ka një situatë të ngarkuar dhe alarmante sa u përket mungesave për këtë javë, teksa të dielën Kukësi do të luajë në transfertë ndaj Laçit.

limaj

Besar Musolli dhe Kristal Abazaj është e sigurt që do të mungojnë, respektivisht për shkak kartonësh dhe dëmtimi. Nga ana tjetër, Vasil Shkurtaj, Vesel Limaj dhe Omar Kamara nuk kanë garanci nëse do të jenë në fushë të dielën. Në stërvitjen e djeshme Abazaj dhe Kamara nuk merrnin pjesë, ndërsa një lajm i mirë është se dy të dëmtuarit e tjerë, Shkurtaj dhe Limaj, kanë nisur një program të veçantë.

Shkurtaj

Shkurtaj ka gjasa të luajë disa minuta ose të paktën të jetë i grumbulluar, ndërsa Limaj, edhe pse ka dalë në stërvitje, do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë të jetë në fushë. Ai pësoi një tërheqje të lehtë muskulore në ndeshjen e fundit. Nëse Limaj do të rrezikojë, atëherë dëmtimi mund të përkeqësohet, prandaj dhe aktivizimi i tij shihet si një thikë me dy presa në Laç. Abazaj dhe Kamara po bëjnë fizioterapi dhe mungesa e tyre duket e sigurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"