Alarm kartonësh te Tirana, 3 futbollistë rrezikojnë ndeshjen me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 18:37

Alarm kartonësh te Tirana, 3 futbollistë rrezikojnë ndeshjen me Vllazninë

Sërish në alarm kartonësh te Tirana. Idriz Batha, Jurgen Vrapi dhe Torasa janë tre lojtarët që rrezikojnë të mos luajnë me Vllazninë, gjithmonë nëse janë në fushën e lojës në ndeshjen e radhës ndaj Teutës.

Tirana festa

Të tre kanë nga tre kartonë të verdhë dhe nëse marrin edhe një pezullohen për sfidën në transfertë me shkodranët. Bardheblutë duhet të jenë shumë të vëmendshëm për të mos u ndëshkuar në ndeshjen që do të luajnë me Teutën ditën e shtunë.

Në vazhdim kanë disa lojtarë që rrezikojnë të mos luajnë në takimet e radhës në kampionat. Kujtojmë që Tirana ka vuajtur shumë këtë sezon për shkak dëmtimesh dhe kartonësh dhe në këtë moment duhet të mos hyjë në vorbullën e mungesave për shkaqe të paarsyeshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"