Alarm fals për Ajetin, mbrojtësi gati në fundjavë dhe për kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2017 | 9:52

Alarm fals për Ajetin, mbrojtësi gati në fundjavë dhe për kombëtaren

Në ndeshjen me Interin ishte vërtet i pakalueshëm. Arlind Ajeti, me paraqitjen që bëri ndaj zikaltërve, dha vërtet sinjale pozitive për trajnerin e skuadrës së tij, por edhe për Panuçin në lidhje me zgjedhjet që duhet të bëjë në qendër të mbrojtjes për dy ndeshjet kundër Italisë dhe Spanjës.

Mariano Izco of Crotone competes for the ball with of Verona during the Serie A match between FC Crotone and Hellas Verona FC at Stadio Comunale Ezio Scida on August 27, 2017 in Crotone, Italy.

“Panorama Sport” ka mësuar se lojtari nuk ka asnjë dëmtim të rëndë dhe se shqetësimi muskulor që e detyroi të dilte nga fusha e lojës rreth minutës së 60-të, nuk ka pasoja për mbrojtësin kuqezi. Mësohet se Ajeti do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij që në fundjavë dhe, për pasojë, një alternativë kryesore për trajnerin Panuçi në qendër të mbrojtjes. Së fundmi, edhe Gjimshiti është duke kryer terapi për t’u rikuperuar nga një dëmtim në gju.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"