Alarm dëmtimesh te Tirana, sulmuesi i afruar me bujë bie nga shkallët dhe me shumë mundësi humbet “play off”-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:49

Alarm dëmtimesh te Tirana, sulmuesi i afruar me bujë bie nga shkallët dhe me shumë mundësi humbet “play off”-in

Tirana me probleme dëmtimesh para ndeshjes së “play off”-it. Bardheblutë kanë një ushtri të dëmtuarish dhe mungesash që duhet të eliminohen brenda kësaj jave, që skuadra të mos ketë halle gjatë 10 ditëve të fundit të përgatitjeve. Problem janë shqetësimet e lojtarëve si dhe mosmbërritja e dy të tjerëve.

Tirana festa pas ndeshjes

IDRIZ BATHA

Idriz Batha vuan një goditje që mori në kavilje në sfidën me Teutën në Superkupën e Shqipërisë. Edhe dje lojtari ka kryer stërvitje veçmas dhe shpreson që të jetë gati sa më shpejt për të qenë në dispozicion të trajnerit Emanuel Egbo.

DERRIK SASRAK

Ardhja e bujshme nga Afrika dje ishte në “Skënder Halili”. Ai vuan një tërheqje që i ka ndodhur këto ditë në kryeqytet. Gjithsesi, mësohet se lojtari është rrëzuar nga shkallët dhe është dëmtuar. Pritet që të jetë sa më shpejt në dispozicion të Egbosë, por me shumë mundësi humbet sfidën e “play off”-it.

Sasraku

ELTON KALE

Edhe dje Elton Kale nuk u stërvit. Problemet me shpatullën i janë bërë kronike dhe lojtari është munduar që të mos ngarkojë veten me dëmtime të tjera. Gjithsesi, ai do të jetë normalisht në dyjavëshin përgatitor.

HOXHALLARI DHE ISMAJLGECI

Dyshja e krahut të majtë ka pasur probleme fizike, Hoxhallari në kofshë dhe Marseli në kavilje. Të dy janë stërvitur si me grupin dhe veçmas, por me shumë mundësi që sot apo edhe në ditët në vazhdim do të jenë bashkuar me grupin.

MUNGESAT

Uinful Kobina dhe Danso ende nuk duken në horizont. Sidomos ganezi është shumë i rëndësishëm për bardheblutë, sepse djathtas për momentin nuk kanë një alternativë. Edhe Danso që do të vijë për të firmosur kontratë është një e panjohur, pasi vlerën e tij duhet ta tregojë në fushë. Të gjitha këto janë të panjohura që bardheblutë duhet t’i qartësojnë në ditët në vazhdim.

tIRANA56

IZOLIMI

Me shumë mundësi, Tirana, duke filluar që nga kjo fundjavë do të izolohet. Bardheblutë kanë vendosur që t’i ndërpresin kontaktet për të qenë sa më të pastër dhe për t’u testuar për “COVID-19”. Skuadra do të qëndrojë në hotel dhe do të bëjë vetëm rrugën e stërvitjes. Gjasat janë që të mos ketë asnjë kontakt të jashtëm që të jetë i pastër nga një infektim i mundshëm i skuadrës bardheblu.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"