Alarm dëmtimesh te Barcelona, katër lojtarë “mungojnë” 4 muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 11:24

Alarm dëmtimesh te Barcelona, katër lojtarë “mungojnë” 4 muaj

Barcelona është në një alarm dëmtimesh dhe shifrat e bëjnë të pakundërshtueshëm këtë fakt. Deri tani, katër futbollistë kanë pësuar dëmtime muskulore dhe të gjithë së bashku kanë qëndruar jashtë fushave të lojës për 4 muaj.

barcelona

Kjo është diçka e rëndësishme për një skuadër, që kërkon të luftojë në të gjitha fronet dhe ka nevojë për të gjithë futbollistët. I pari që u dëmtua ishte Leo Mesi, i cili humbi fazën përgatitore dhe nisjen e sezonit për shkak të problemeve në pulpë. Më vonë edhe Luis Suarez pati të njëjtin shqetësim, ndërsa Hordi Alba dhe Dembele kanë plotësuar listën.

Sulmuesi francez do të nisë rikuperimin në Katar dhe do të mungojë afro 10 javë. Në këtë mënyrë, Ernesto Valverde e ka pasur shumë pak herë të plotë skuadrën e tij. Pavarësisht këtyre problemeve, ia ka dalë të jetë i pari në kampionat dhe të kualifikohet si kokë grupi në Champions.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"