Alarm dëmtimesh në Bundesligë, + 266 për qind rreziqe muskulore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:17

Alarm dëmtimesh në Bundesligë, + 266 për qind rreziqe muskulore

Ajo që shihej si frika më e madhe përpara se gjithçka të niste, tashmë ka marrë konfirmimet e para. Rifillimi pas karantinës në të gjithë kontinentin e vjetër sjell edhe një numër të konsiderueshëm dëmtimesh. Në mbështetje të kësaj teorie, nga Gjermania vjen një studim i bërë nga doktor Xhoel Mejzon, kërkues australian i Institutit të Shkencave në Sport, në Universitetin e Jenas, të dhënat e të cilit nuk janë aspak optimiste. Nga raportet dhe faktet e fushës, vetëm pas javës së parë rreziku i dëmtimeve (ishin 12 të konfirmuara gjatë dhe pas ndeshjeve të javës së parë post-Koronavirus) janë rritur me 266 për qind, ose e thënë ndryshe, rreziku është rritur nga 0.27 në 0.88 dëmtime për ndeshje.
FC Bayern Muenchen v Eintracht Frankfurt - Bundesliga

Pas javës së dytë, mes dëmtimeve “të vjetra” dhe atyre të evidentuara, në infermieri kërkuan “ndihmë” plot 65 futbollistë, ose e thënë ndryshe, thuajse 3 futbollistë për skuadër. Përgatitja fizike e bërë në një kohë të shkurtër, bashkuar edhe me ndeshjet e ngjeshura, por edhe me vapën që sidomos në muajt korrik apo edhe gusht do të jetë e pashmangshme, rreziqet dhe armiqtë për futbollistët nuk do të jenë vetëm rivalët që do të gjejnë përballë, por edhe faktorë, nga të cilët duket e vështirë që të ruhesh. E thënë ndryshe, rreziku që futbollistët të kenë dhimbje dhe të pësojnë dëmtime është shumë, po shumë i madh, prandaj kuptohet edhe arsyeja sepse FIFA dha OK-in për kryerjen e 5 zëvendësimeve, pas kësaj pandemie. Në Bundesligë, mes dëmtimeve të “luksit” pas rifillimit të kampionatit figurojnë Tiag Alkantara i Bajernit të Mynihut, Jusuf Poulsen i Lajpcigut (ky do të vuajë 5 muaj qëndrim jashtë fushave), por ndërkohë edhe në Itali, ndonëse vetëm janë stërvitur, janë dëmtuar yje si Zlatan Ibrahimoviç; apo edhe Samuel Umtiti (Barcelona) dhe Zhoao Feliks (Atletiko) në Spanjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"