Alaba ka lënë një boshllëk, Bajerni monitoron tre mbrojtësit e Serisë A si lider të prapavijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 15:20

Alaba ka lënë një boshllëk, Bajerni monitoron tre mbrojtësit e Serisë A si lider të prapavijës

David Alaba vjen shpesh në Mynih. Edhe javën e shkuar, ylli i mbrojtjes së Realit u pa në rrugët e qytetit, ndërsa të premten festoi datëlindjen e 30-të në Vjenë ku ndodheshin edhe ish-kolegë të tij të Bajernit, si Serzhe Gnabri. Bajerni po e vuan ende mungesën e austriakut në mbrojtje pas largimit në Madrid verën e shkuar.

Collage Maker-28-Jun-2022-03.19-PM

Nagelsman nuk ka sot një lider në repartin e prapavijës si mbrojtësi i majtë, i cili luan me të njëjtin efikasitet edhe në qendër. Trajneri kërkon një Alaba tjetër që të udhëheqë repartin e tij.

“Për sa kohë qendra e mbrojtjes do të jetë një problem, ne do t’i mbajmë sytë dhe veshët hapur deri në fund të merkatos”, premtoi drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, për “Sport Bild”, duke bërë hapa pas nga ajo që deklaronte vetëm disa javë më parë: “Me Lukas Hernandezin, Dajot Upamekanon, Benzhamë Pavarin dhe Tangui Nianzunë ne kemi katër mbrojtës qendre shumë të mirë dhe nuk di ndonjë skuadër tjetër që të ketë katër mbrojtës të tillë në radhët e tyre”.

Nagelsman e ka ngritur shqetësimin e mbrojtjes te krerët e klubit dhe ata janë vënë në lëvizje. Tre emrat që përfliten në Mynih janë qendërmbrojtësi i Juventusit, Matajs de Ligt, për të cilin ka hyrë fortë këto ditë Çelsi. Por 78 milionët për holandezin janë shumë për Bajernin.

Italia ofron edhe kandidatë të tjerë më pak të kushtueshëm: Njëri është braziliani i Torinos, Bremer. 25- vjeçari është i fortë fizikisht dhe lider në mbrojtjen e skuadrës së tij.

Ndërsa tjetri është Kalidu Kulibali i Napolit. Vlerat e kartonit të tyre sot llogariten te 35 milionë eurot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"