Al-Khelaifi vazhdon me shpenzimet në futboll, pronari i PSG-së kërkon të blejë dhe një klub të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2023 | 9:25

Al-Khelaifi vazhdon me shpenzimet në futboll, pronari i PSG-së kërkon të blejë dhe një klub të Premier Ligës

Pronarët katariotë të PSG-së po kërkojnë që të investojnë në një klub të Premier Ligës. Naser Al-Khalaifi, i cili është presidenti i PSG-së dhe kompanisë “Qatar Sports Investments”, është takuar me presidentin e Totenhemit, Daniel Levi, javën e shkuar në një hotel në Londër.

al khelaifi

Al-Khelaifi është edhe presidenti i ECA-s (Shoqatës së Klubeve Europiane), ndërsa Levi është një anëtar i bordit ekzekutiv të saj.

I kontaktuar nga “Sky Sports” për të konfirmuar lajmin, “Spërsat” e mohuan që një takim i tillë të ishte mbajtur.

“Qatar Sports Investments” zotëron përveç klubit të PSG-së në Europë, edhe një pjesë të aksioneve të klubit portugez të Bragës, por duan të zgjerojnë portofolin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"