Al Kelaifi vlerëson Atalantën: Presim ndeshje mjaft interesante, janë klubi italian më në formë i momentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 15:00

Al Kelaifi vlerëson Atalantën: Presim ndeshje mjaft interesante, janë klubi italian më në formë i momentit

Presidenti i PSG Naser Al Kelaifi pret një ndeshje mjaft interesante kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve. Nuk do ketë sfida kthimi në formatin e këtij edicioni, ku Atalanta dhe PSG u shortuan bashkë.

psg atalantaqw

“Ne presim një ndeshje mjaft interesante kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve. Ne do ti respektojmë ata pasi janë një ndër klubet italiane më në formë të momentit”, tha Al Kelaifi për uebsajtin zyrtar të PSG. “Ne në fillim kemi dy finale për të luajtur në vendin tonë, dhe pas atyre do fokusohemi tek Liga e Kampionëve”, përfundoi presidenti i PSG Al Kelaifi. Seria A rifilloi kampionatin pas ndalesës nga pandemia, kurse Ligë 1 e mbylli kampionatin para kohe ku dhe PSG u spall kampione.

PSG do luajë vetëm dy ndeshje, finalen e Kupës së Francës kundër Sent Etien me 24 korrik dhe finalen e Kupës së Ligës kundër Lionit me 31 korrik përpara se të përballet me Atalantën pastaj në Ligën e kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"