Al Kelaifi nuk ndalet, bosi i PSG-së mund të blejë klubin e njohur spanjoll për inat të… Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 14:43

Al Kelaifi nuk ndalet, bosi i PSG-së mund të blejë klubin e njohur spanjoll për inat të… Barcelonës

Beteja mes presidentit të PSG-së, Naser Al Kelaifi dhe Barcelonës mund të ndizet edhe më shumë në të ardhmen. Kjo, pasi nga Franca kanë ardhur zërat se numri një i klubit kampion në Francë ka shfaqur interes për të blerë aksionet e Espanjolit, skuadrës tjetër të Barcelonës.

ESPANJOL

Në fakt ideja për të blerë aksionet e Espanjolit nuk ka qenë e Al Kelaifit, por e shefave të tij në Katar. Sipas “Foot en Spagne”, pronari i Paris SG-së, Tamin bin Hamad Al Tani ka shfaqur një dëshire gjithnjë e më të madhe për të investuar në futbollin spanjoll.

Madje ai dëshiron të blejë një klub që në harkun e pak sezoneve ta kthejë në pretendent për trofe në La Liga. Sipas medias na fjalë, ai ka urdhëruar presidentin e PSGsë për të shkuar në Spanjë dhe për të biseduar me drejtuesit aktualë të Espanjolit për të parë mundësinë e blerjes së këtij klubi.

Në rast se një gjë e tillë do të bëhej realitet, derbi i Barcelonës do të ndizej më shumë se asnjëherë më parë. Aktualisht Espanjoli është në pronësi të investitorit kinez Çen Jansheng.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"