Akuzon Bregu: Karton që të mungoj ndaj Kukësit, Skënderbeu kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2017 | 16:46

Akuzon Bregu: Karton që të mungoj ndaj Kukësit, Skënderbeu kampion

Mesfushori i Luftëtarit, Dejvi Bregu, në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, u shpreh se ndëshkimi me karton të verdhë që do i kushtojë pezullim në ndeshjen e ardhshme ndaj Kukësit ishte i qëllimshëm. Ai gjithashtu tha se e shikon Skënderbeun si pretendentin kryesor për titullin kampion dhe la të kuptohet se dëshira e tij është që në sezonin e ardhshëm të luajë për korçarët.

bregu

Për lojën e Luftëtarit si grup

“Kemi 8 muaj me këtë trajner dhe që në ditën e parë na ka udhëzuar të jemi një grup. Këtë gjë e kemi treguar sot dhe që nga dita e parë që jemi në Superiore.”

Për pezullimin në ndeshjen ndaj Kukësit

“Ndihem shumë keq sepse doja ta luaja këtë ndeshje. Të luash ndaj vendit të parë është emocion i veçantë, por fatkeqësisht e humba këtë shans. Megjithatë, shohim përpara.”

Për garën e titullit

“Mendoj që Skënderbeu është ekipi më i fortë edhe pse dy rivalet e tjerë janë të fortë. Skënderbeu prodhon lojë dhe është ekipi më i fortë në Shqipëri.”

E mendon Skënderbeun për titull sepse i bëri ofertë në janar?

“Nuk më pyetët për ofertën, më pyetët kush është ekipi më i fortë. Për ofertën pyesni presidentin e Luftëtarit.”

Për ekipin pretendent ku e shikon veten më të përshtatshëm

“Ai ekip që e ndjen se unë mund t’i përshtatem është ekipi më i përshtatshëm për mua. Por mendoj se me tiparet dhe cilësitë e mia përshtatem më shumë me Skënderbeun. Gjithsesi mbetet për t’u parë.”

Goli më i bukur, i pari që u anulua apo i dyti?

“Mendoj se goli i parë ishte më i bukur teknikisht, por nuk e meritoj kartonin e verdhë sepse e kam goditur topin në momentin që arbitri vërshëlleu.  Por arbitri e mendoi ashtu dhe s’kam ç’bëj.”

Për kartonin e verdhë

“Edhe mbase e dinë sa kartona kam, por di të them që nuk e meritoja këtë karton. Mendoj se mund të ishte tendencioze pasi nuk kishte arsye që të ndëshkohesha me karton. Janë 3-4 mijë veta në stadium dhe ndodh që mos të dëgjohet vërshëllima.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"