Akuzoi klubin, pezullohet për 3 muaj Stivi Frashëri, portieri drejt largimit nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2015 | 18:50

Akuzoi klubin, pezullohet për 3 muaj Stivi Frashëri, portieri drejt largimit nga bardheblutë

stivi frasheriPezullohet Stivi Frashëri. Portieri i Tiranës i cili nuk ka qenë as në pankinë në përballjen e djeshme ndaj Teutës së Durrësit është ndëshkuar me  3 muaj pezullim si dhe me gjobë 3 muaj mospagim nga ana e klubit. Shkak janë bërë akuzat që lojtari lëshoi në faqen e tij në “Facebook”, një ditë më parë, paçka se më pas bëri prapaktheu duke kërkuar që të mbrohej.

“Stërvitesha 5-6 orë në ditë me qejf e dëshirë, me profesorë që më donin e respektonin. Këtu, stërvitem 15 minuta dhe kur je në ndeshje, të shajnë prej pankinës nga nëna e motra, aq të mirë janë”, shkruante portieri.

Më pas, rreth orës 20:30 të së dielës, lojtari e fshiu postimin e tij dhe e përgënjeshtroi duke thënë se ato gjëra i kishte shkruar një shok i tij. “Inati dhe keqardhja për gabimet e mia e kanë shtyrë të komentojë gjëra të pavërteta. Kërkoj ndjesë për këtë gabim të bërë. Ashtu siç përfitoj nga rasti të kërkoj ndjesë publikisht për gabimin e bërë në derbi”

Ndërkohë “Panorama Sport” shkruante sot se me shumë gjasa Frashëri do të largohet nga bardheblutë në fund të këtij sezoni. Edhe pse ka edhe dy vite të tjera kontratë, gazeta mëson se korçari i ka ezauruar të gjitha pritshmëritë ndaj tij dhe në klub do mundohen të gjejnë një mënyrë për të prishur në mënyrë konsensuale kontratën me të. Në rast se Frashëri nuk do të dakordohet me presidentin e klubit për prishje të kontratës, atij do t’i ulet rroga dhe e shumta do të qëndrojë si bardheblu, por në rolin e portierit të tretë, ose e shumta e të dytit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"