Akuzoi klubet e Seria A për veprime të fshehta, përfaqësuesit e italianëve i përgjigjen Havier Tebas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 20:06

Akuzoi klubet e Seria A për veprime të fshehta, përfaqësuesit e italianëve i përgjigjen Havier Tebas

Disa deklarata në formë akuze kanë ardhur nga presidenti i La Ligas Havier Tebas, i cili deklaroi se skuadra e Interit dhe Juventusit kanë bërë veprime të fshehta në merkaton verore.

Më konkretisht ai tha se Inter ka bërë lëvizje për një qasje me Modriç ashtu si Juventusi bëri me Ronaldon. Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagim i përfaqësuesve të Seria A ku kanë shkruar një deklaratë të gjatë.

Serie-A

“Serie A është e befasuar dhe e mërzitur nga deklaratat e presidentit të La Liga, Havier Tebas. Këto komente janë bërë pa pasur njohuri, por dëmtojnë reputacionin dhe vënë në dyshim integritetin e dy klubeve të mëdha italiane. Serie A nuk mund të pranojë pasivisht komentet që përdorin mediat për të na destabilizuar në skenën ndërkombëtare. Klubet e Serie A veprojnë brenda parametrave të përcaktuar nga të gjitha rregullat ndërkombëtare, prandaj Serie A po kalon një periudhë optimizmi dhe entuziazmi të madh, të ndarë nga mediat dhe tifozët në mbarë botën, të cilët u rritën në mënyrë eksponenciale në sezonet e fundit. Në fillim të sezonit, që do të sjellë katër skuadra të Serie A në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ne jemi të sigurt se shpirti i rizbuluar dhe prestigji i Serie A nuk duhet t’i frikësojnë kundërshtarët, por motivojnë panoramën evropiane drejt kulmeve të reja të konkurrencë dhe argëtim.”– shkruhet në reagimin e përfaqësuesve të Serisë A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"