Akuzohet për përndjekje dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, ja sa rrezikon të dënohet Klodian Duro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 12:52

Akuzohet për përndjekje dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, ja sa rrezikon të dënohet Klodian Duro

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro është në telashe të mëdhaja, teksa është arrestuar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës, teksa akuzohet për për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

DURO

Duro kishte thyer rregullat dhe ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij, e cila nga ana e saj ka njoftuar policinë, që më pas ka bërë detyrën dhe e ka arrestuar 42-vjeçarin. Ajo dispononte urdhër mbrojtje nga gjykata dhe nuk duhej qe ish-futbollisti t’i afrohej dhe ta telefononte.

dURO DHE BASHKESHORTJA

Kështu, Duro pritet të dalë nesër para gjykatës për të njohur edhe masën e sigurisë, teksa rrezikon të dënohet nga gjoba deri në 3 vite burg.

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

c) njoftimin se shkelja e vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes përbën vepër penale, në kuptim të nenit 320 të Kodit Penal;

Neni 320: Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"