Akuzohet për doping në rrjetet sociale, Modriç gati për betejë ligjore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 10:31

Akuzohet për doping në rrjetet sociale, Modriç gati për betejë ligjore

Dëmtimi i kroatit Luka Modriç ishte një nga lajmet më të këqija që Ançeloti mori ditët e fundit. Veçanërisht po të marrësh parasysh se në pak ditë “los blancos” luajnë fatet e sezonit të tyre. MODRIC

Të shtunën janë në finalen e Kupës së Mbretit dhe në dy mesjava radhazi në mesin e majit luajnë një vend në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit. Kroati po bën të pamundurën për t’u riaftësuar në kohë për të qenë gati për Sitin. Për këtë arsye, ai madje udhëtoi drejt Beogradit për të ndjekur një kurë të veçantë. Por vizita e tij në kryeqytetin e Serbisë është përfolur shumë, veçanërisht në radhët e tifozëve të Barcelonës.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar në rrjetet sociale, duke e akuzuar Modriçin për përdorim substancash të ndaluara (doping) për t’u riaftësuar nga dëmtimi. Në lidhje me këto akuza, Modriç ka angazhuar avokatin e tij, duke premtuar betejë ligjore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"