Akuzohen për emigrim të paligjshëm, dy futbollistët e Serisë A rrezikojnë dënim të rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 13:38

Akuzohen për emigrim të paligjshëm, dy futbollistët e Serisë A rrezikojnë dënim të rëndë

Dy vëllezërit që luajnë në Serinë A Hamed dhe Amad Traore mund të rrezikojnë dënime të rënda, pasi kanë gënjyer për identitetin e babait të tyre. “La Republica” tregon se zyra e emigracionit në Parma ka nisur një hetim për emigrantët e paligjshëm.

traore

Një nga personat e arrestuar është një 45 vjeçar i quajtur Hamed Mamadu Traore, ku nëpërmjet ndihmës së tij kanë hyrë edhe Hamed Xhunior dhe Amad, dy lojtarët nga Bregu i Fildishtë. Njëri është lojtar i Sasuolos dhe tjetri është lojtar i Atalantës. Të dy lojtarët mund të dënohen rëndë nëse gjenden fajtorë.

hamed traore

Në dhjetor të 2017 një i dyshuar u akuzua për emigracion të paligjshëm ku kishte sjellë 5 afrikanë mes tyre edhe Hamed dhe Amad.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"