Postuar: Nëntor 14, 2020 | 20:57
Akuzat për tolerim të ndeshjes, reagon kapiteni i Albpetrolit: Është gënjeshtër, janë tifozë të zhgënjyer
Pak minuta më parë në faqen e Facebook-ut të Albpetrolit, qarkulloi një lajm se kapiteni Edison Kapo, është përjashtuar për tolerim në ndeshjen ndaj Labërisë.
Ndërkohë në një prononcim për “Panorama Sport”, Kapo e ka cilësuar të gënjeshtër këtë lajm, që sipas tij është bërë nga tifozë të zhgënjyer nga rezultatet.
“Është gënjeshtër. Unë jam pjesë e Albpetrolit dhe s’ka lidhje fare. Thjesht janë tifozë të zhgënjyer nga paraqitjet e dobëta. Nëse do të kishte diçka të vërtetë s’do kisha marrë guximin të reagoja”, u shpreh Kapo.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
