Akuzat për përdhunimin e 22-vjeçares shqiptare, rrëfehet Robinjo: Pendohem vetëm që tradhtova gruan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:55


Akuzat për përdhunimin e 22-vjeçares shqiptare, rrëfehet Robinjo: Pendohem vetëm që tradhtova gruan

Çështja e përdhunimit të një shqiptareje është duke e përndjekur sulmuesin brazilian Robinjo për plot 7 vite.  Bëhet fjalë për një incident të ndodhur në vitin 2013 në një klab nate në Milano, kur braziliani ishte pjesë e kuqezinjve të Milanit.

Robinjo

Në vitin 2017, Robinjo u dënua nga një gjykatë italiane me 9 vite burg, për përdhunimin në grup të 22-vjeçaresh shqiptare. Kjo ngjarje është endë në proçes rigjykimi, pasi 36-vjeçari ka mohuar akuzat dhe ka apeluar vendimin.

Ngjarja erdhi sërish në vëmendje pasi sulmuesi firmosi me Santos, por më pas sponsorat e klubit brazilian kërkuan largimin e sulmuesit si një imazh negativ.

Mirëpo, Robinjo së fundmi ka deklaruar sërish se vajzën e cila ka ngritur akuzat dhe që është shqiptare, nuk e ka përdhunuar, megjithatë e pranon se ka pasur kontakte.

robinjo2

“Një vajzë mu afrua dhe po nisëm të kishim kontakt, por ishte në mënyrë konsensuale. Më pas unë shkova në shtëpi. Ajo qëndroi së bashku me disa shokët e mi, por kishin marrëdhënie me të në mënyrë sërish konsensuale. Megjithatë, nuk mund të flas unë për ta. Kur vajza u afrua me mua, nuk ishte e dehur. Sepse ajo mban mend emrin tim dhe se kush jam unë.

robinjo dhe gruaja

Një person i pirë nuk mban mend asgjë. Ndërsa, ajo i kujton të gjitha. Unë pendohem që kam tradhtuar gruan time, Kam ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve. Kjo ka ndodhur në 2013 dhe kam ndryshuar për mirë. Pyetja ime është se çfarë kam bërë unë, kush është krimi im? Gabimi është që nuk isha besnik ndaj gruas, por nuk kam bërë asnjë gabim si përdhunimi i ndonjë vajze apo të kem dalë me ndonjë vajzë pa miratimin e saj”, u shpreh Robinjo.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com