Akuzat për përdhunim, gjykatësi kërkon pushimin e çështjes ndaj Kristiano Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2021 | 17:16

Akuzat për përdhunim, gjykatësi kërkon pushimin e çështjes ndaj Kristiano Ronaldos

Një gjykatës ka rekomanduar që të pushohet çështja e ngritur ndaj Kristiano Ronaldos, i cili akuzohet për përdhunim.

Ronaldo

Një grua akuzoi yllin e Junajtid se e përdhunoi në një hotel në Las Vegas në 2009 dhe kërkoi dëmshpërblim.

Ndërsa prokurorët nuk ngritën padi penale ndaj 36-vjeçarit në 2019-ën, duke thënë se “pretendimet s’mund të vërtetoheshin”. Por ylli portugez gjithmonë i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

ronaldo1

Gjyqtari Daniel Albregts, i cili ka shqyrtuar çështjen, tha se provat e bazuara në komunikimet mes Ronaldos dhe ekipit të tij ligjor s’mund të përdoren në këtë rast.

“Nëse gjykata nuk jep sanksione për përfundimin e çështjes, veprimet e avokatit të saj mund të kenë pasoja të gjera, të rrezikshme në legjitimitetin e procesit gjyqësor”, tha gjyqtari Albregts.

Ndërsa avokati i Ronaldos mirëpriti rekomandimin, duke thënë se: “Jemi të kënaqur me shqyrtimin e hollësishëm të gjykatës mbi këtë çështje dhe gatishmërinë e saj për të zbatuar me ligjin bazuar në fakte”.

ronaldo-1-665x650RONALDO-1-665x650Georgina-ronaldo, netflix

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"