Akuzat për fushën e rënduar, trajneri spanjoll: Mos ju dukemi gjë si fermerë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 15:19

Akuzat për fushën e rënduar, trajneri spanjoll: Mos ju dukemi gjë si fermerë?

Trajneri i Vajadolidit, Serxho Gonzales, nuk e pranon dot sjelljen e lojtarëve të Barcelonës dhe të medias ndaj skuadrës së tij për gjendjen e rënduar të fushës. Ai thotë se stërvit futbollistë dhe jo fermerë dhe lë të kuptohet që fusha ishte e njëjtë për të gjithë.

fusha e vajadolidit1

“Mos mendoni se ne jemi fermerë dhe nuk duam fushë në kushte perfekte. U munduam të gjithë bashkë që të bëjmë më të mirën dhe ta kishim fushën në kushte të mira. Ndeshja? Më vjen keq që dolëm pa pikë, sepse krijuam shumë raste dhe vumë në vështirësi një skuadër si Barcelona. Mëkat që nuk u treguam të saktë përpara portës kundërshtare, por ekipi dha sinjale pozitive”, tha trajneri i Vajadolidit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"