Akuzat nga biznesmeni turk, ish-deputeti: Sinan Idrizi është një fasadë e Edi Ramës, SPAK të hetojë lidhjet e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 14:42

Akuzat nga biznesmeni turk, ish-deputeti: Sinan Idrizi është një fasadë e Edi Ramës, SPAK të hetojë lidhjet e tyre

Pas padisë që ka ngritur një biznesmen turk për Sinan Idrizin, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj. Ai e akuzon si një mashtrues ndërkombëtar, që përdoret si fasadë nga kryeministrin Edi Rama.IDRIZI RAMA

“Sinan Idrizi, një person që Edi Rama e vendosi si ortak me 41% të aksioneve të kompanisë shtetërore ‘Air Albania’, akuzohet për mashtrim prej miliona eurosh. Këtë të akuzuar për mashtrim, pa asnjë aktivitet biznesi, pa asnjë burim të deklaruar parash, Edi Rama e bëri ortak me shtetin vetëm sepse ai ishte njeriu i duhur për të mbuluar Edi Ramën.

Nuk ka asnjë dyshim që Sinan Idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë për vetë Edi Ramën. 41% të aksioneve të ‘Air Albania’-s janë të Edi Ramës. Është koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit”, shkruante Shehaj në profilin e tij në “Facebook”.

DFS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"