Akuzat ndaj arbitrave bëhen modë, një tjetër klub ankohet në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 14:17

Akuzat ndaj arbitrave bëhen modë, një tjetër klub ankohet në FSHF

Ankesat ndaj arbitrave janë bërë modë kohët e fundit. Shumë klube të Superiores kanë shpallur “non grata” arbitra që sipas tyre i kanë penalizuar dhe kanë kërkuar që të mos drejtojnë më ndeshje të tyre.

tirana tomori

Kësaj radhe këtë gjë e bën edhe një klub i Kategorisë së Parë. Tomori ka dërguar një shkresë për FSHF-në ku shkruhet se arbitri Ervaldo Dyrmishi ka marrë vendime në favor të Tiranës në ndeshjen e luajtur në shtunën në “Selman Stërmasi”.

gfgfgf

Ata kërkojnë në arbitri Dyrmishi dhe asistenti i tij, Endrit Zhuli, të mos gjykojnë më ndeshje të Tomorit deri në fund të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"