Akuzat e Tiranës për gjykimin, mbledhje te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2016 | 8:41

Akuzat e Tiranës për gjykimin, mbledhje te Skënderbeu

Situata e krijuar ditët e fundit pas ndeshjes kundër Tiranës duket se ka mbajtur të mbërthyer edhe atmosferën përreth korçarëve.skenderbeu - tirana 1-0 Akuzat e shumta të bardhebluve duket se kanë prishur “qetësinë” e Skënderbeut që, i ndodhur në një situatë të tillë, ka vendosur të bëjë një mbledhje ekipi për të sqaruar pozicionin e tyre në këtë pikë.

Drejtuesit e Skënderbeut kanë kërkuar një mbledhje me lojtarët për të qartësuar qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje dhe kanë kërkuar që futbollistët të mos shpërqendrohen me deklarata në media, por të fokusohen vetëm te ndeshja kundër Bylisit.

Thelbi i të gjithë takimit ka qenë i thjeshtë: ai episod i krijuar në ndeshjen e së hënës duket se po përpiqet të ulë poshtë vlerat e ekipit në një fitore krejtësisht të merituar, si dhe t’u ulet kontributi i tyre në luftën për titull. Në këtë takim lojtarëve u është bërë e ditur që të mendojnë vetëm për Bylisin, për të qenë të përqendruar në atë se çka i pret lojtarët në këtë ndeshje kaq delikate.

Sigurisht mbledhja e djeshme ka shërbyer më së shumti për t’u bërë të ditur futbollistëve se ndeshja kundër Bylisit është e rëndësishme për luftën e titullit, pasi nuk do të jetë një takim sa për statistikë, por një përballje e fortë me një ekip që kërkon pikë mbijetese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"