Akuzat e rënda të Nojer, Kahn paralajmëron masa: Nuk foli as si kapiten dhe as me vlerat që përfaqëson Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 19:44

Akuzat e rënda të Nojer, Kahn paralajmëron masa: Nuk foli as si kapiten dhe as me vlerat që përfaqëson Bajerni

Deklarata e ashpra të Manuel Nojer kundër klubit të Bajenr Mynih për largimin e përgatitësit të portierëve, Toni Topaloviç, nuk do të kalojnë pa masa ndaj kapitenit të bavarezëve. Portieri sulmoi klubin për vendimin që ishte marrë gjatë mungesës së tij dhe këto fjalë nuk i kanë pëlqyer drejtuesve, me Oliver Kahn i cili bëri të qartë se Nojer duhej të përgjigjej para tyre për atë që kishte thënë publikisht.

kahn nojer

Shprehje si “më shkulën zemrën” apo “goditja më brutale e karrierës”, ishin fraza të rënda dhe Kahn e bëri të qartë menjëherë që nuk priteshin sjellje të tilla nga 37-vjeçari i cili është një lojtar me shumë eksperiencë. “Ajo që tha Manuel në pjesë të këtyre dy intervistave në lidhje me larigmin e Toni Topaloviç, nuk është e folur si kapiten dhe as nuk përfaqëson vlerat e Bajernit. Përtej kësaj, deklaratat e tij vijnë në një moment të papërshtatshëm, pasi jemi para ndeshjesh shumë të vështira.

Ai është i përfshirë personalisht, duhet të kuptosh këtë deri në një pikë të caktuar. Ia shpjeguam që vendimi nuk u mor lehtësisht dhe se respektohet roli i tij, por ishte gjëja më e mirë për ekipin tonë në këto momente.

Edhe unë në vitin 2004, u mërzita me Federatën Gjermane. Trajneri ynë i portierëve, Sep Majer, u largua pasi ndjehej i keqtrajtuar nga federata. Kisha punuar shumë vite me Sep dhe kishim krijuar një marrëdhënie miqësore dhe besimi. U ndjeva i zhgënjyer nga Federata. Por objektivat e përbashkët ishin prioritet për mua. Ishin më të rëndësishme për mua se emocionet personale. Dhe atëherë vendosa të mos flas publikisht, Manuel tani ka bërë të kundërtën. Ndaj do të flasim shumë qartësisht me të”, paralajmëroi Kahn në intervistën e tij për DPA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"