Akuzat e rënda ndaj Mançester Sitit, Guardiola lëshon deklaratën e bujshme: Largohem nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 21:44

Akuzat e rënda ndaj Mançester Sitit, Guardiola lëshon deklaratën e bujshme: Largohem nëse…

Pep Guardiola ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dominimin e Mançester Sitit në Angli, aq sa ka eklipsuar dy gjiganiët e ishullit në dekadën e fundit, si Mançester Junajtid dhe Liverpul. Gjithsesi kjo panoramë mund të mbetet kujtim i bukur nëse akuzat rezultojnë të vërteta.

guardiola

“Qytetarët” janë mësuar kur vjen fjala mbi “fair play”-t financiarë. Pep para disa kohësh do të shprehej mjaft i qartë nëse Siti do të ndodhej në një situatë “përbaltës” të shkeljes së rregullave financiare:

“Kam folur me drejtuesit e klubit dhe u kam bërë të qartë se nëse dyshimet rezultojnë të vërteta, e lë menjëherë postin e trajnerit, pavarësisht rrugëtimit fantastike që kam realizuar me tifozët dhe skuadrën. Më pëlqen të përfaqësojë një klub që është i rregullt në çdo gjë. Nuk ka lidhje triumfi në Premier Ligë apo Champions-i, por t’i realizojmë gjerat ashtu siç e do rregullorja”, pohonte trajneri spanjoll.

Së fundmi ai e ka aprovuar këtë qëndrim pas njoftimeve se Siti janë përfshirë në këtë mesele.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"