Akuzat e presidentit, Smajli kundër Nokës: E dimë kush e hapte portën te Besëlidhja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2019 | 21:21

Akuzat e presidentit, Smajli kundër Nokës: E dimë kush e hapte portën te Besëlidhja

Një intervistë e Dri tan Smajlit për “Panorama Sport” ka krijuar polemika në Lezhë. Ish-mbrojtësi theksonte se drejtuesit e Besëlidhjes janë të paaftë dhe të paditur për fushën e futbollit, ndaj dhe skuadra po vuan prej shumë vitesh në inferiore.

dritan smajli gjok noka

Smajli veçonte në atë intervistë presidentin e lezhjanëve, Gjok Nokën, për korrektësinë që ka treguar, por një ditë më pas ishte pikërisht kreu i Besëlidhjes që reagoi, duke e akuzuar ish-futbollistin se në krahun e tij hapej porta. Nuk ka qëndruar pasiv ishmbrojtësi lezhjan, por ka reaguar ndaj akuzave të presidentit të Besëlidhjes, Gjok Noka. Smajli thekson se për të flasin faktet ndër vite dhe lëshon “thumbin” e radhës, duke u shprehur se dihet nga të gjithë kush e ka hapur portën te Besëlidhja.

“Në Lezhë solla “SuperSportin” dhe gjysma e atyre që drejtojnë sot Besëlidhjen nuk e dinin çfarë është “SuperSporti”. Besëlidhjen e çova deri në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, e mbylla si golashënues atë sezon, ku kampionati përfundoi me pikë të barabarta. Kur erdha në Lezhë, u mbush stadiumi me tifozë, kurse sot nuk i ka as dy vetë. Flet karriera ime se kush kam qenë dhe kush jam. Për më tepër, u them atyre mjeshtrave të sportit në Lezhë që të pyesin për mua në Shkodër. Nuk kam asgjë me presidentin e Besëlidhjes. Portën e ka hapur kush e ka hapur dhe e di shumë mirë. Flasin faktet ndër vite për gjithçka”, thotë Smajli, i cili aktualisht është trajner i ekipit të 19- vjeçarëve të Shënkollit. Në intervistën e pak ditëve më parë ai fliste gjithashtu edhe për gjendjen e Vllaznisë, ku ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, por edhe për Tiranën dhe futbollin shqiptar në përgjithësi. I vetmi që reagoi ishte presidenti Noka, edhe pse ky i fundit vlerësohej nga ish-mbrojtësi.

FATJON RUP

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"