Akuzat e Miles: Shkumbinin e rrëzuan pazaret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2013 | 13:01

Akuzat e Miles: Shkumbinin e rrëzuan pazaret

MileShkumbini e ka mbyllur me fitore takimin e fundit në Superiore për sa i takon ndeshjeve të luajtura në shtëpi, pasi ka mposhtur Tomorin me rezultatin 2-1. Nuk duhet të harrojmë se përballja nuk kishte asnjë vlerë për të dyja skuadrat, sepse luhej thjesht për statistikë. Autori i dy golave për bardhekaltrit, Vangjel Mile, shprehet i mërzitur për faktin që si Shkumbini edhe skuadra e tij e vendlindjes, Tomori, nuk do të jenë më pjesë e elitës për sezonin e ardhshëm. “Në radhë të parë më duhet të them se ndeshja ndaj Tomorit nuk kishte atë rëndësi që pritej për shkak se të dyja palët kishin dalë nga objektivat, duke qenë se kemi rënë në Kategorinë e Parë. Për këtë fakt ndiej mjaft keqardhje, sepse si Shkumbini edhe Tomori janë skuadra që i kanë dhënë tonin Superiores ndër vite. Sa i takon Shkumbinit mendoj se nuk e meritonim të largoheshim nga kjo kategori, për arsye se ishin pazaret ato që na rrëzuan dhe jo gara e ndershme. Tashmë nuk na mbetet tjetër veçse të largohemi në mënyrë dinjitoze dhe të mendojmë për të ardhmen”, – ka përfunduar Mile në deklaratën e tij. Nuk dihet nëse lojtarët e Shkumbinit do të vazhdojnë të luajnë me peqinasit edhe sezonin e ardhshëm, apo do të kërkojnë ndonjë skuadër tjetër në Superiore. Tashmë drejtuesit e Shkumbinit janë duke menduar për sezonin e ri në kategorinë inferiore, e cila do të jetë mjaft interesante, duke parë edhe emrat e skuadrave që militojnë aty. Pa dyshim që Shkumbini do të jetë ndër ekipet që do të synojë sërish ngjitjen në Superiore, duke udhëhequr edhe të Parën.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"