Akuzat e holandezit për Luftëtarin, presidenti Halilaj: Nuk dinte shqip, si paska folur me shoferin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 15:54

Akuzat e holandezit për Luftëtarin, presidenti Halilaj: Nuk dinte shqip, si paska folur me shoferin tonë

Bekim Halilaj ka reaguar pas deklaratës së ish-lojtarit të Luftëtarit Cerezo Hilgen, i cili ka thënë se nuk ishte paguar rregullisht te gjirokastritët. Presidenti i klubit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e holandezit, duke thënë se lojtari ka trilluar në median holandeze.halilaj luftetari

“Së pari dua të them se ky futbollist është paguar rregullisht. Ato që i takonin i ka marrë nga klubi. Më duken absurde pretendimet e tij, sepse askush nuk ka dashur që ai të kthehej më në skuadër. Te Luftëtari nuk është aspak e vërtetë që ka probleme me ushqimin, udhëtimin apo fjetjen.

Këto janë shpifje të turpshme. Lexova që ka thënë se bisedonte me shoferin e autobusit dhe informacionet i ka marrë nga ai… qesharake! Ky djali (Hilgen) nuk dinte asnjë fjalë shqip, si qenka marrë vesh me shoferin?

hilgen cerezo luftetari

Dhe sa për informacion të përgjithshëm, të gjithë e dinë mirë se Luftëtari nuk ka ndërruar asnjëherë restorantin ku ushqehen lojtarët dhe autobusin me të cilin udhëtojnë”, ka thënë Halilaj për “Panorama Sport”. Mbrojtësi 26 vjeçar luajti vetëm 97 minuta me bluzinjtë. Hilgen u largua pa lënë asnjë gjurmë te Luftëtari. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"