Akuza të rënda, portieri i Bajern Mynih denoncon klubin e njohur anglez: Më aktivizuan me COVID

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 18:33

Akuza të rënda, portieri i Bajern Mynih denoncon klubin e njohur anglez: Më aktivizuan me COVID

Ron-Thorben Hofman, portieri i Bajern Mynih, ka lëshuar akuza shumë të rënda ndaj klubit të njohur anglez të Sandërlend. Futbollisti ishte i huazuar në këtë klub në sezonin e fundit por tani ka akuzuar britanikët se e kanë hedhur në fushën e lojës edhe pse vuante nga COVID dhe kishte simptoma. Në një intervistë për “Bild” ai treguar detaje për mënyrën se si ishte trajtuar në Angli.

hofman

“Në fillimin e vitit u infektova dhe kjo ndryshoi çdo gjë. Kur u ktheva pas 7 ditësh karantinë, unë shkova direkt e në formacion, edhe pse testi i shpejtë ishte përsëri paksa pozitiv. M’u desh të luaja me Corona!

Luajta tre ndeshje por ndjehesha keq e më keq nga ndeshja në ndeshje. Kishte marramendje dhe therje në zemër, ashtu si edhe vështirësi në frymëmarrje. Vetëm adrenalina më mbajti në ndeshjen e parë pasi isha i lumtur që u ktheva të luaja.

Nga ndeshja e dytë e më pas, simptomat u bënë më të forta, thuajse asgjë nuk më bënte punë. I thashë drejtuesve të klubit që nuk mund të ndihmoja ekipin në ato momente dhe kisha nevojë për ekzaminime më të plota., por kjo u kuptua gabim…

Nuk kishte asnjë kontroll zemre apo të mushkërive pas infeksionit. Nuk bëheshin më as teste të shpejta pas ndeshjeve. Unë nuk isha mirë fizikisht por klubi dëshironte që unë të bëhesha më i fortë. Isha i frikësuar se ajo që i ndodhi Alfonso Devis apo Rune Jarshtajn mund të më ndodhte edhe mua”, shpjegoi futbollisti i cili më pas kishte udhëtuar drejt Mynihut dhe vetëm pasi ishte vënë nën kontrollin e mjekëve atje kishte normalizuar situatën e tij shëndetësore para se të kthehej te Sandërlend ku kishte humbur më pas vendin e titullarit.

Klubi i Sandërlend ka ndalë ndërkohë me një deklaratë ku ka hedhur poshtë këto akuza të futbollistit i cili ka mbyllur huazimin e tij te klubi anglez për t’u kthyer në Gjermani te klubi i Bajern Mynih.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"