Akuza, polemika dhe përplasje. Historia plot ulje-ngritje mes Kukësit dhe Allës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 16:55

Akuza, polemika dhe përplasje. Historia plot ulje-ngritje mes Kukësit dhe Allës

Albi Alla iku mes polemikave në qershor të vitit 2017, por iu ribashkua Kukësit pikërisht në muajin gusht të atij viti. Ishte një verë plot përplasje, akuza dhe kundërakuza. Në atë kohë, pogradecari u prezantua te Larisa në Superligën Greke, por duke qenë se Kukësi nuk i lëshoi kartonin, firma me grekët ishte e kotë.

albi alla

Pas disa bisedimeve, Alla arriti marrëveshjen e re me Kukësin, ku firmosi për një vit me dyfishim rroge. Por, sezoni i fundit ka qenë me ulje-ngritje, madje lojtari humbi edhe vendin e titullarit kur trajner ishte Mlladen Milinkoviç. Ai luajti 21 takime, nga të cilat vetëm 18 si titullar, pasi ish-trajneri serb i Kukësit preferonte Hoxhën në krah të Shametit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"