Aktorja shqiptare feston 41-vjetorin e lindjes, futbollisti afrikan i bën dedikimin e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 14:52

Aktorja shqiptare feston 41-vjetorin e lindjes, futbollisti afrikan i bën dedikimin e bukur

Aktorja Adriana Matoshi feston ditën e lindjes dhe ndonëse mosha për të është vetëm një numër, sot mbush 41 vjeç.

 

 

Ajo ka marrë urime pafund nga miqtë dhe fansat, por ai që bie në sy është dedikimi i bukur i të dashurit të saj, Keith Groeneveld.

Futbollisti nga Afrika ka krijuar një video të ëmbël, ku ka mbledhur të gjitha momentet e bukura të dyshes.

Krahas pamjeve ai shkruante: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”.

Disa prej imazheve që shfaqen në këtë video nuk i kishim parë kurrë më parë, pasi çifti ka zgjedhur të publikojë vetëm një pjesë të tyre në rrjete sociale që pas bërjes publike të lidhjes së tyre.

Pavarësisht se Keith është 19 vite më i ri se Adriana, ata kuptohen dhe ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin.

Duke qenë nënë e katër fëmijëve, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa e parë e Adrianës, aktorja tregoi edhe mendimin e tyre për lidhjen e saj të re.

Ajo zbuloi se kishte marrë miratimin e tyre, madje edhe mbështetjen e ish-bashkëshortit.

PANORAMA.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"