Aktorja e njohur refuzon tenistin grek dhe zgjedh futbollistin brazilian! Margot Robie: Më pëlqen Martineli, e meriton të jetë në krye të…
Tani kanë kaluar dy muaj që kur Stefanos Tsitsipas, pasi fitoi ‘Australian Open’, zbuloi se është një fans i Margot Robie dhe e ftoi atë të shikonte një nga ndeshjet e tij në Grand Slam në vendin e saj.
“Australia është një vend i mrekullueshëm, unë dua shumë gjëra. Aktorja ime e preferuar është nga këtu, Margot Robbie. Do të ishte mirë ta shihja atë në platformë një ditë”, deklaroi Stefanos Tsitsipas, por Margot Robie nuk iu përgjigj kurrë.
Big Margot Robbie fan 😂@steftsitsipas • #AusOpen • #AO2023 pic.twitter.com/4EbaUSOQRi
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 24, 2023
Përkundrazi, ajo u shpreh se është një fanse e brazilianit Gabriel Martinelit!
“Më pëlqen ta shikoj Martinelin. Mendoj se ai është një nga sulmuesit më të mirë në Premier Ligë dhe e meriton të jetë në krye të vitit. Lëvizjet e tij janë thjesht të pabesueshme”,- tha aktorja e njohur nga Australia për futbollistin e Arsenalit.
Por, Martineli i ka sytë vetëm për brazilianen Isabela Ruso, e cila është e dashura e tij dhe studion për mjekësi.
PANORAMASPORT.AL
