“Aktivizova tre lojtarë të dëmtuar”, Çoçlli: Nuk e di çfarë kanë arbitrat me ne, është katastrofë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 18:19

“Aktivizova tre lojtarë të dëmtuar”, Çoçlli: Nuk e di çfarë kanë arbitrat me ne, është katastrofë…

Nikolin Çoçlli është shprehur se skuadra e tij çedoi në disa pika në ndeshjen e sotme, ndaj Tiranës, të cilën Luftëtari e humbi 5-1. Ai për mikrofonin e “Supersport” u shpreh se nuk e shpjegon dot faktin se arbitrat gabojnë ndaj skuadrës së tij.

Coclli

Humbja? “U mundam të mbajmë ritmin. E dinim që do kishte probleme. Mendoj që janë çuna të rinj dhe progresi është problematik. Nuk mendoj se lojtarët luajtën keq vrapuan shumë. Ata çeduan në disa pika. Kishim më tepër besim se sa duhej dhe u penalizuam. Ekipi është i cunguar, kishim tre lojtarë që nuk mundeshin, pasi ishin të dëmtuar”.

Lojtarët e dëmtuar? “Qato ka një dëmtim prej ditësh, sot u dorëzua dhe pranoi që nuk vazhdonte dot më . Isufi kishte problem në kavilje. Si e patë në fushën e lojës kishte lojtarë 18-19 vjeçarë që nuk ishin parashikuar”.

Çfarë kamë gjyqtarët me Luftëtarin? “Nuk e di çfarë kanë, nuk mund të akuzojë dikë. Në mendjen time ka shumë gjëra, por unë hesht. Është i komanduar apo është i paaftë , nuk mund të merrem dhe ta them. Është katastrofë. Në momentin tonë më të mirë, ai dha penallti. Nuk ka asnjë element që ta shpjegoj dot. Ndoshta të tentohet që të vihet VAR-i”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"