Aktivizohet në Francë, Laçi: Mezi pres ftesën nga Reja, PSG-ja klubi më i mirë në botë, ëndërroj të luaj me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2020 | 19:14

Aktivizohet në Francë, Laçi: Mezi pres ftesën nga Reja, PSG-ja klubi më i mirë në botë, ëndërroj të luaj me…

Mesfushori shqiptr Qazim Laçi përsëriti dëshirën për t’u grumbulluar me kombëtaren e Shqipërisë.

keidi bare qazim laci
Në lidhje direke me emisionin “Fan Zone” të “Supersport”, lojtari i Ajaçios në Francë tregon se ëndërron të kthehet te skuadra e tij Olimpiakos dhe të aktivizohet me ekipin e njohur grek.

“Përgatitjet me kampionatin – Po stërvitemi individualisht me programin që na ka dhën klubi. Na kanë komunikuar se në 11 maj mund të rinisim stërvitjen në grupe. Ditën e djeshme, një futbollist i Ligës së Parë franceze rezultoi pozitiv me koronavirus dhe nuk dihet saktësisht se kur mund të fillojmë prapë përgatitjet.

Sezoni me Ajaçon – Kemi realizuan një edicion të mirë. Në bazë të rezultateve, them se ky është sezoni im më i mirë në karrierë.

Shqipëria – Më vjen që disa ish-lojtarë të Shpresave po aktivizohen me kombëtaren A. Kemi bërë të gjithë një punë të mirë te Shqipëria U21. Uroj që të më vijë ftesa te kombëtarja e madhe.

Synimet për të ardhmen – PSG-ja është klubi më i mirë në botë. Më pëlqejnë shumë ekipe, por Olimpikosi është skuadra ime e zemrës. Ëndërroj të luaj aty”, përfundoi prononcimin 24-vjeçari Qazim Laçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"