Aktivizimi i Hyshmerit, Orikumi këkon fitoren në tavolinë ndaj Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 11:49

Aktivizimi i Hyshmerit, Orikumi këkon fitoren në tavolinë ndaj Elbasanit

Ditën e shtynë Elbasani mposhti Orikumin në shtëpi me rezultatin 2-0 duke i rëmbyer kryesimin në Kategorinë e Dytë, Grupi B. Klubi orikas ka dërguar një kërkesë në Federatën Shqiptare te Futbollit ku kërkon marrjen e tre pikëshit në tavolinë, pasi sipas tyre, futbollisti Renato Hyshmeri, nuk ka shlyer detyrimet financiare për dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës.

Oriku

Mesfushori elbasanas u dënua nga Komisioni i Disiplinës, me 10 ndeshje pezullim, ndërsa Komisioni i Etikës, ia uli dënimin në 7 ndeshje. Elbasani pretendon se pjesën e mbetur të dënimit e ka shlyer me gjobë.

Orikumi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"