Aktivë brenda dhe jashtë fushe, Devolli “vë në vijë” merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 23:57

Aktivë brenda dhe jashtë fushe, Devolli “vë në vijë” merkaton

Devolli zhvendoset në Korçë. Në ditën e dytë të stërvitjeve për këtë vit kalendarik, ekipi i drejtuar prej Festim Fetollarit është transferuar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Skuadra po merr formë dita-ditës.

devolli

Pasi firmosën kontratat me portierin Klosajd Abrami dhe mesfushorin me tipare sulmuese Alison Kristian Silva, klubi po vëzhgon edhe dy maqedonas. Merkatoja sikundër është bërë e ditur është përqendruar në vendin fqinj dhe prej dy ditësh në fushë kanë zbarkuar edhe qendërmbrojtësi Kristjan Javanofski dhe mesfushori me tipare sulmuese Aleksandër Gjorgieski.

Kanë shfaqur të dhëna mjaft të mira dhe stafi teknik është i kënaqur me gjendjen e tyre, e megjithatë fjala e fundit do të jepet pas dy ndeshjeve miqësore që devollinjtë kanë planifikuar.

Duket thuajse e sigurt që do të shkojnë drejt firmës, por drejtuesit e kanë parë të udhës që fillimisht t’i provojnë. Megjithatë, “pazari” nuk do të mbyllet këtu, pasi klubi ka nisur negociatat për të afruar edhe dy sulmues cilësorë. Ata kanë rënë dakord që t’i bashkohen ekipit, madje edhe të testohen në dy takimet e programuara miqësore. E para do të kryhet brenda grupit, ndërsa e dyta me Skënderbeun U-19.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"