Aksioneri i ri/ Kush është biznesmeni që bleu 12.5 të aksioneve të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 20:10

Aksioneri i ri/ Kush është biznesmeni që bleu 12.5 të aksioneve të Kukësit

Klubi i Kukësit bëhet me aksioner të ri, teksa 12.5% të aksioneve që zotëroheshin nga bashkia, tani janë blerë zyrtarisht pas procedurës me ankand të hapur nga biznesmeni Marsel Braka. Mësohet se kompania që menaxhon Braka ka qenë pjesëmarrëse e vetme në këtë ankand.

Kukesi

Bashkia i kishte nxjerrë para pak muajsh në shitje aksionet me vlerën e 65 milionë lekëve të vjetër dhe raundi i parë për shitjen e tyre dështoi, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë. Kësisoj, së fundmi është mbyllur e gjithë procedura dhe biznesmeni Braka ka tashmë 12.5% të aksioneve në klub, duke qenë një garanci për financat.

Gjatë prezantimit të trajnerit të ri, në krah të Gegës dhe Gjicit, ishte edhe aksionari i ri, Marsel Braka, i cili shkurtimisht foli edhe për këtë angazhim në klubin verilindor.

“Dëshira që kam për sportin më bëri që të blej aksionet. Kukësi është një ekip që këto 10 vite ka dhënë shumë në futbollin shqiptar. U hodh në ankand dhe falënderoj bashkinë e Kukësit për mundësinë që na dha”, u shpreh shkurtimisht Braka. Ndërkohë, maxhoranca mbetet në pronësi të familjes Gjici, e cila zotëron 87.5% të aksioneve të klubit, teksa administrator është Lavdrim Gjici (vëllai i kryebashkiakut aktual të Kukësit, Safet Gjici).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"