Aksidentoi për vdekje një çift, ish-futbollisti i Portos dhe Sevijas dënohet me 3 vite e 8 muaj burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 12:55

Aksidentoi për vdekje një çift, ish-futbollisti i Portos dhe Sevijas dënohet me 3 vite e 8 muaj burg

Një aksident tragjik në korrik të vitit 2019 i mori jetën një çifti të sapomartuar. Futbollisti Zhoao Malek ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, teksa shkaktoi një aksident të rëndë, duke i marrë jetën çiftit të ri.

201024-joao-maleck-800x450-atiempo.mx_-780x405

Ndërkohë ditën e djeshme, gjykata e Puente Grendes, ka bërë publike edhe vendimin, duke dënuar me 3 vite, 8 muaj e 15 ditë burg, 21-vjeçarin i cili në të kaluarën e tij ka qenë i huazuar te Porto dhe Sevija, duke u aktivizuar me ekipet e dyta të këtyre klubeve.

joao_maleck_3-1160x700-1-1160x700

Veç burgut futbollisti me origjinë nga Kameruni, i lindur në Meksikë, duhet të të paguajë edhe një dëmshpërblim që kap shifrën e 3 milion pesos (rreth 120 mijë euro). Kjo për dëmet e bëra gjatë aksidentit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"