Aksidentohet autobuzi, shtyhet ndeshja Lushnja-Bylis (FOTO+VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2016 | 13:10

Aksidentohet autobuzi, shtyhet ndeshja Lushnja-Bylis (FOTO+VIDEO)

Autobuzi i skuadrës së Bylisit është aksidentuar ditën e sotme në aksin Ballsh-Patos, teksa po udhëntonte drejt qytetit të Lushnjës për të transportuar ekipin ballshiot për takimin e vlefshëm për Kategorinë e Parë. Autbobuzi ka goditur nga mbrapa një mjet tip Benz. Për fat të mirë përplasja nuk ka shkaktuar asnjë viktimë. Disa futbollistë të Bylisit janë dëmtuar me shembje në kraharor dhe janë tronditur nga aksidenti.

aksidenti2

Ndërkohë FSHF ka njoftuar se ndeshja e futbollit mes Lushnjës dhe Bylisit, e programuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 14:00 është shtyrë.

aksidenti

Njoftimi i FSHF-së

“Ndeshja Lushnja-Bylis, e planifikuar per tu zhvilluar sot ne oren 14:00. Per shkak te nje aksidenti automobilistik me autobuzin e KF Bylis, do te shtyhet per diten e neserme me Date 1, Ora 14:00.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"