Aksidenti tragjik, miku i Kobi Brajantit bën dedikimin emocionues në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 23:33

Aksidenti tragjik, miku i Kobi Brajantit bën dedikimin emocionues në rrjetet sociale

Bota e basketbollit dhe jo vetëm u trondit nga lajmi se legjenda  Kobi Brajant, ka ndërruar jetë në një aksident me helikopter. Shoku i tij më i mirë i skuadrës për shumë vite, Shaq Onill, ka reaguar me një shkrim emocional në “Twitter” për vdekjen e 41 vjeçarit.

shaq-kobe

“Nuk ka fjalë që përshkruan dhimbjen të cilën po kaloj në këtë momente me humbjen e shokut tim, vëllaut, partnerit tim në fitimin e atyre kampionateve. Të dua vëlla dhe do të më mungosh. Ngushëllimet e mija për familjen Bryant dhe familjet e të gjithë pasagjerëve që ishin në bord. Nuk kam fjalë”, shkuan ish-qendra e Lakers.

Onilli dhe Kobi ishin shokë të mirë për shumë vite në Lakers dhe fituan së bashku 3 kampionate.

Në vitin 2005 Onill u largua nga Lakers pas mosmarrëveshjeve me Brajant. Të dy nuk folën me njëri tjetrin për disa vite. Pastaj, pas përfundimit të karrierës së Shaq, të dy u bënë shokë përsëri dhe ky i fundit u pa në disa sfida të Brajant.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"