Aksidenti i tmerrshëm i legjendës së golfit, flet mjeku: Me fat që është gjallë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 12:26

Aksidenti i tmerrshëm i legjendës së golfit, flet mjeku: Me fat që është gjallë…

Legjenda e golfit dhe një nga sportistët më në zë në botë, Tajgër Uds pësoi dje një aksident të rëndë me makinë. Fatmirësisht ai arriti të mbijetojë, por ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë.

e7c0ddca5a064d30a88c6dd0f875f8d4-kqmH--712x402@Gazzetta-Web_712x402 (1)

Familjarët e tij kanë dhënë të reja rreth shëndetit të amerikanit, i cili dje iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente kirurgjikale, e cila fatmirësisht ka kaluar me sukses.

Legjenda e golfit ishte duke shkuar në një takim, makina e tij u përplas dhe u përmbys teksa përfundoi pranë një rruge të pjerrët. Ajo u nxor nga xhami i përparmë.

15 herë kampioni i golfit ka pësuar fraktura në të dyja këmbët për të cilat i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. “Është me fat që është gjallë”, u shpreh kirurgu Anish Mahajan, që operoi Udsin pas aksidentit të frikshëm.

Eu990lHUUAMi1YH

Tajgër po priste të kthehej në stërvitje pas operacionit të tij të fundit në shpinë më 23 dhjetor. Ai për herë të fundit luajti më 20 dhjetor në kampionatin PNC në Orlando, me djalin e tij 12-vjeçar, Çarli. Uds gjithashtu ka një vajzë 13-vjeçare, Samanta.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Aksident i frikshëm, Tajgër Uds pëson fraktura në të dyja këmbët

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"