Aksident i frikshëm, Tajgër Uds pëson fraktura në të dyja këmbët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 23:00

Aksident i frikshëm, Tajgër Uds pëson fraktura në të dyja këmbët

Tajgër Uds është përfshirë në një aksident të frikshëm ditën e djeshme në një autostradë në Los Anxhelos. Makina e tij është përmbysur jashtë rruge dhe është shkatërruar tërësisht, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij aksidenti të rëndë automobilistik, por dyshohet për tejkalim të normave të shpejtësisë nga Uds.

SAN FRANCISCO, CALIFORNIA - AUGUST 09: Tiger Woods of the United States reacts to his shot from the 14th tee during the final round of the 2020 PGA Championship at TPC Harding Park on August 09, 2020 in San Francisco, California. (Photo by Jamie Squire/Getty Images)

45-vjeçari, i cili ndodhej i vetëm në makinë është nxjerrë nga mbetjet e automjetit nga forca të shumta zjarrfikëse dhe mjekësh. Raportohet se 15 herë kampioni i golfit është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ka pësuar fraktura në të dyja këmbët për të cilat i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Fatmirësisht, legjenda e golfit botëror nuk është në rrezik për jetën, ndërsa gjatë gjithë kohës raportohet se ka qenë i vetëdijshëm.

210223144636-tiger-crash-exlarge-169

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"