Akordi me trajnerin e ri, Milani i komunikon largimin Xhampaolos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 11:35

Akordi me trajnerin e ri, Milani i komunikon largimin Xhampaolos

Në Itali nuk ka dyshime. Stefano Pioli do të jetë trajneri i ri i Milanit! Mediat vendase mësojnë nga burime të sigurta pranë klubit kuqezi se drejtuesit i kanë komunikuar trajnerit shkarkimin nga skuadra, teksa vendin e tij do e zërë ish-trajneri i Interit, Pioli.

Pioli-Xhampaolo

Rezultatet e dobëta, loja, përplasja me lojtarë të caktuar dhe mos aktivizimi i afrimeve të verës, bënë që drejtuesëve të Milanit t’iu soset durimi, duke i dhënë duart 52 vjeçarit.

Pioli pritet të firmosë ditën e sotme, teksa nesër do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin e ri. 53-vjeçari nuk drejton një ekip pas largimit nga Fiorentina, teksa në të kaluarën ka drejtuar Parmën, Modenën, Sasuolon, Kievon, Palermon, Bolonjën, Lacion, Interin, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"