Akordi me Realin, Perez “sms” Rumeniges për Levandovskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 12:48

Akordi me Realin, Perez “sms” Rumeniges për Levandovskin

“El Mundo Deportivo”, e përditshmja spanjolle publikoi dje një detaj interesant për sa i përket çështjes Levandovski. Sipas gazetës, Presidenti i Realit, Florentino Perez i ka çuar një sms homologut të tij në Mynih, Karl Hajnc Rumenige.

Hejnkes-Leva

Bosi madrilen i ka pohuar atij se menaxheri i polakut ka bërë një marrëveshje paraprake me klubin spanjoll. Levandovski mësohet se do të largohet me jo më pak se 100 milionë euro, me një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe 16 milionë euro bruto për lojtarin, shumë herë më shumë seç po fiton aktualisht në Mynih.

Levandovski duket se do ta ketë të vështirë t’i thotë jo Realit në fund të sezonit. Me palët që kanë kohë që kanë rënë dakord për kryerjen e transferimit, Bajerni mesa duket do ta humbasë në fund të sezonit bomberin e tij që po luan ndeshjet e fundit me kampionët që prej 6 sezonesh. Bajerni është duke kërkuar edhe një zëvendësues për polakun.

Perez, Rumenig

Kavani, Ikardi dhe Morata janë disa prej emrave më të spikatur dhe do të vëzhgohen me kujdes në merkaton e verës. Bavarezët shpresojnë që polaku t’i ndihmojë në objektivin kryesor, Championsi është trofeu që Levandovski dhe klubi duhet të fitojnë përpara se ai të largohet nga Mynihu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"