Akordi me Milanin dukej afër, tjetër objektiv i kuqezinjve zgjedh Bundesligën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 19:18

Akordi me Milanin dukej afër, tjetër objektiv i kuqezinjve zgjedh Bundesligën

Mohamed Simakan pritej të ishte afrimi i parë i Milanit në merkaton e janarit, por me shumë mundësi nuk do të ndodhë kështu.

mohamed-simakan (1)

Në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit janë futur edhe gjermanët e Lajpcig, të cilët duket se kanë arritur edhe marrëveshjen me futbollistin. Sipas asaj që shkruan “Sky.de”, lojtari ka dhënë miratimin për të kaluar te Lajpcigu dhe dëshiron të luajë në Bundesligë.

Pasi ka marrë miratimin e lojtarit, tani klubi gjerman është duke negociuar me francezët e Strasburg, të cilët zotërojnë kartonin e futbollistit dhe marrëveshja pritet të mbyllet në orët e ardhshme. Francezi pavarësisht se prej kohësh përflitet për një kalim të mundshëm te Milani, duket se preferon Bundesligën dhe Lajpcigun, para kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"